Interi dënon futbollistët pas deklasimit në Napoli

Inter ka vendosur t’i ndëshkojë futbollistët pas një tjetër disfate në Serie A. Inter nuk po arrin të këndellet gjatë këtij sezoni.

Skuadra milaneze u mposht në udhëtim nga Napoli me rezultat 3:0.

Dhe, kryesia e klubit ka vendosur t’i ndëshkojë futbollistët pas paraqitjes së dobët në “San Paolo”.

Mediat italiane kanë raportuar se futbollistët janë ftuar për stërvitje edhe pse sot e kishin ditë pushimi, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, ata do të punojnë sot në Appiano Gentile si formë e ndëshkimit për paraqitjen e dobët ndaj Napolit.