Interi befason, ja cilin portier e kërkon

Inter besohet se kanë në shënjestër portierin e Parmës, Antonio Miranten dhe pritet t’i vazhdojnë qëndrimin edhe sulmuesit Rodrigo Palacios.

‘La Gazetta dello Sport’ raporton se Mirante mund të vijë të Inter pasi klubi kishte një mosmarrëveshje me Juan Pablo Carrizo për rinovimin e kontratës së tij. Carrizo tani duket se mund të kthehem në Argjentinë.

Kjo do t’i hapte derën Mirantea për të zëvendësuar atë, pasi portieri 31-vjeçar do të lirohet nga Parma në fund të sezonit.

Përveç kësaj, gazeta beson se Roberto Mancini dëshiron të mbajë sulmuesin Rodrigo Palacio në klub pavarësisht problemeve me lëndime.

Nerazzurri janë në kërkim të një sulmuesi për ta futur në partnerintet me Mauro Icardi sezonin e ardhshëm.