Interesim nga Serie A për Benjamin Kolollin

Pas paraqitjeve të mira që pati në edicionin e fundit, Benjamin Kololli mund të përfundoj në Serie A.

Është skuadra e Bologna që ka shprehur interesim për anësorin kosovar, raporton Gazeta OLLE.

Sipas ‘Di Marzio’, Kololli është nga emrat më të përfolur për t’u bashkuar te skuadra italiane.

Në edicionin e fundit, Kololli kishte shënuar 14 gola, ku njërin prej tyre e shënoj ndaj Napolit në Ligën e Evropës.