Interesim i madh që në mëngjes për biletat e Kosovës

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në pikat e shitjes së biletave, për ndeshjen Kosovë – Maltë që luhet këtë të enjte.

Dita e djeshme kaloi me incidente të shumta, ku policia nisi që t’i largojë qytetarët me forcë duke u thënë se shitja do të rifillonte sot, raporton Insporti.

Nuk munguan as skenat e frikshme të alivanosjes së qytetarëve teksa është dashur që të ndërhyjë edhe ndihma e shpejtë.

FFK nuk ka dalur me ndonjë reagim apo njoftim për qytetarët se kur gjatë ditës së sotme do të rifillojë shitja e biletave.

Sipas qytetarëve në këto pika, shitja do të fillojë në orën 8:00 të mëngjesit.

IMG_5520