Interesim i jashtëzakonshëm për Kumbullën, por futbollisti mësohet se e do transferimin te kjo skuadër

Garë e madhe raportohet të jetë nisur në kërkim të shërbimeve të mbrojtësit shqiptar të Veronas, Marash Kumbulla.

Sipas mediumeve italiane, 20-vjeçari po kërkohet me ngulm nga Interi, por së fundmi interesim për të kanë shprehur edhe gjigantët evropianë, Manchester City, Bayern Munich, Manchester United e Evertoni.

Megjithatë, mendohet se lojtari dëshiron kalimin tek Interi.

Marash Kumbulla

Kumbulla sivjet ka shkëlqyer në mbrojtjen e Veronas bashkë me reprezentuesin e Kosovës, Amir Rrahmani, që verës do t’i bashkohet Napolit.

Kumbulla ka debutuar në nëntor te Kombëtarja e Shqipërisë, ku pritet të jetë një nga futbollistët kryesor në kualifikimet e ardhshme që nisin në shtator.