Interesim i jashtëzakonshëm për biletat e nesërme

Interesimi i qytetarëve kosovarë për ndeshjen miqësore Kosovë-Shqipëri është parë menjëherë mëngjesin e së enjtes, kur biletat dolën në shitje.

Në pikat e shitjes janë krijuar radhë për të siguruar biletën e kësaj ndeshjeje, e cila në Kosovë po cilësohet si festive.

Qytetarët presin lojë të hapur dhe mundësinë për të parë nivelin e përfaqësueses së Kosovës.