Interesante: Tifozi i futbollit kosovar nga Gjakova i drejtohet me letër të hapur FFK-së

Një tifoz i futbollit kosovar dhe gazetar nga qyteti i Gjakovës, Edi Luzha, iu është drejtuar Federatës së Futbollit të Kosovës me një letër interesante.

Ai e ka dërguar atë edhe në adresë të Gazetës Olle, të cilën ua sjellim më poshtë pa ndërhyrje nga redaksia.

“Pershendetje te nderuar, shpresoj të jeni mire. Unë jam Edi Luzha, gazetar, qytetar i Kosoves, si dhe adhurues i futbollit. Edhe pse I ri, gjithë fubollin e pasluftes e kam ndjekur me shume përkushtim , edhe pse në disa raste jo cilësor.

Gjithmonë e kam dashur pasi qe eshte i yni , duke shpresuar se një ditë sporti të jetë si në Evrope. Futbolli ynë është ndërtuar me sakrificë e me punë, dhe mendoj se të gjithë së bashku, madje edhe unë, si shikues që deri me sot asnjëherë ne jetën time se kam hedhur asnjë gjësend në fushë. (Duket banale si arsyetim, por, ju e dini se kanë ndodhur gjëra të tilla në stadiumet tona).

Arsyeja që po ju shkruaj ështe ndeshja e djeshme Prishtina-Vëllaznimi, ndërsa në këtë takim, edhe pse ditë pune, une me famijlen time vendosëm ta shikojmë këtë ndeshje, të cilën e karakterizonte një ditë me diell. Ndeshja, fillimisht zhvillohej në mënyrë shume korekte, derisa edhe nga dy tifozeritë në të dy anët e stadiumit ishte gjithçka në rregull.

Po ashtu, fusha ishte shumë e mirë, loja zhvillohej krejt në rregull, deri në minutat e fundit të ndeshjes,ndeshje ku padyshim qe Prishtina ishte me e mire dhe meritonte fitoren,pastaj ndodhi edhe gabimi i referit.

Jam shume i vetëdijshëm që gabimet ndodhin, madje kanë ndodhur, dhe ndodhin përherë në fushat më të mira të botës, dhe se nuk është fundi i botës. Desha t’ju inkurajoj si një i ri që jam, të mos ndaleni në përmirësimin e futbollit tonë.

Unë besoj shumë në ju, në istitucionin e futbollit Kosovar, ashtu siç jam i bindur që edhe Gjakovaret besojnë e madje edhe gjithë Kosova në shtepinë e futbollit tonë.

Besoj shume që referi i djeshëm nuk ka pasur tendencë ta demtojë Vëllaznimin, nëse do të ishte kështu, do të ishte një gjë jo e mirë për gjithë Kosovën që kemi referë të tillë.

Fare në fund, njerëzit e mëdhenj falin, dhe unë po e marr pergjegjësinë e shume njerëzve që e duan futbollin të flas në emer te tyre; Punoni në të miren e futbollit, e që nuk dyshoj që ju mundoheni të bëni më të mirën, punoni që unë bashkë me familjen time të vij dhe t’i shoh ndeshjet e futbollit tonë.

Gjithashtu, punoni që të gjithë njerëzit e Kosovës të vijnë në stadiumet tona, sepse vetëm kështu do ta zhvillojmë shtetin tonë, rininë, si dhe t’i mbrojmë të parët tonë që luftuan për këtë vend.

P.S Kërkoj falje që e zgjata paksa, dhe desha të marr shkas në një proverbë popullore ”I madhi Fal”, edhe, Gjakovaret do t’ju falin vetëm në qoftë se ju do të punoni shumë më shumë në permirësimin e ftubollit tonë. Une besoj tek ju! Me respekt, Edi Luzha”. /Gazeta Olle/