Interesante: Pique largon bashkëlojtarin nga Barcelona

Skuadra e Barcelonës ktheu në skuadër Gerard Deulofeu gjatë merkatos së verës, pasi e kishte huazuar te Everton dhe më pas te AC Milan.

Trajneri Ernesto Valverde kërkoi që 23-vjeçari të qëndronte në “Camp Nou” gjatë këtij sezoni, bazuar te forma e mirë që tregoi në kampionatin e kaluar të Serie A.

Image result for pique

Megjithatë, ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje me skuadrën “blaugrana”, ku u formua si futbollist. Gazeta spanjolle “Don Balon”, shkruan se disa “senatorë” të Barçës nuk kanë më besim tek ai dhe kanë kërkuar që klubi ta largojë. Mes tyre është edhe Gerard Pique…

“Don Balon” ka shkruar se Pique, ashtu si ka bërë në të kaluarën, i ka këshilluar drejtuesit në merkato. Mbrojtësi është i mendimit se Deulofeu duhet të largohet, sepse nuk do të ketë mundësinë të shprehë aftësitë e tij në “Camp Nou”.

Image result for deulofeu

Ideja e Pique mbështetet edhe nga zëri më i fuqishëm në dhomat e zhveshjes, Lionel Messi. Sipas Pique, Messi duhet të luajë në krah të Luis Suarez, Dembele ose Paco Alcacer.

Kjo do të thotë se, Deulofeu ka të ngjarë të largohet në ditët e fundit të janarit, edhe pse ka një kontratë me skuadrën “blaugrana” deri në qershor 2019. /Gazeta Olle/

Image result for deulofeu pique messi