Interesante: Klubi i Vala Superligës ndryshon logon

Klubi me traditë i futbollit kosovar, Liria, të premten do ta mbajë Kuvendin e Punës.

Në këtë Kuvend pika kryesore do të jetë miratimi i raportit të punës mes dy kuvendeve që përfshin edhe raportin financiar, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndërkohë, do të shqyrtohen edhe pika të tjera. Siç njofton sekretari i klubit prizrenas, Bashkim Kajdomçaj, do të propozohet edhe ndryshimi ose ridizajnimi i logos së klubit.

Nëse kuvendarët e aprovojnë këtë, atëherë do të hapet konkursi dhe logo më e mirë do të votohet për ndryshim.

Ndryshe, logo aktuale e klubit të Lirisë është bërë në vitet e 90-ta.

Në këtë Kuvend do të shqyrtohen edhe pika tjera.