Inter publikon rezultatet e futbollistëve të tyre për koronavirus!

Inter ka kompletuar kontrollet mjekësorë përpara rinisjes së stërvitjeve kolektive të 18 majit.

Teksa përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se të gjithë kanë dalë negativë.

“Inter komunikon se të gjithë testet mjekësorë të cilave, në ditën e premte, i janë nënshtruar të gjithë lojtarët, stafi teknik, stafi drejtues e grupi i skuadrës, kanë rezultuar negativë”, shkruhet në komunikatën për shtyp të klubit zikaltër.

I njëjti rezultat doli edhe në testet e kryera më 8 maj, kur skuadra ishte kthyer në Pinetina për seancat e para të stërvitjeve individuale.

Skuadrat e Serie A ka një javë që kanë nisur fazën përgatitore.