Inter pas Suarezit

Skuadra e Interit, gjatë afatit kalimtar të verës do të tengoj të transferoj sulmuesin e Barcelonës, bënë të ditur “The Sun”.

Sulmuesi uruguaian cili në janar mbush 30 vjet, ka shkëlqyer me fanellën e Barcelonës, i cili së bashku me Neymar e Messi kanë krijuar një treshe sulmuese të frikshme, që nga shumë analistë po cilësohet si më e mira në botë.

Fituesi i “Këpucës së Artë” për edicionin që lamë pas arriti të shënoj 40 gola në ligë dhe duke parë formën në të cilën është duke kaluar te kampionët spanjoll vështirë se do të largohej nga Barcelona. Por, Suarez nuk është i vetmi lojtar që Interi e kërkon.

Sipas “The Sun”, klubi italian ka shprehur interesim edhe për sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero dhe mesfushorin sulmues të Real Madridit, James Rodriguez.