Inter-Icardi-Wanda, dënimi-kontrata-e ardhmja

Nga Argjentina vjen lajmi bombë. Maurdo Icardi nuk do të rinovojë kontratën me Interin që I skadon në qershor 2021.

Sipas televizionit argjentinas TycSports, menaxherja dhe njëkohësisht gruaja e tij Wanda Nara ia ka komunikuar këtë lajm klubit zikaltër, transmeton Gazeta Olle.

Një e dhënë që shkon në linjë të drejt në fakt me të gjithë zërat e ditëve të fundit në lidhje me interesimin e klubeve te mëdha evropiane për sulmuesin argjentinas duke nisur nga Reali, Chelsea dhe pak më larg Juventus.

E si të mos mjaftonte kjo çifti Icardi është kaq shumë i irrituar me klubin e Interit pas gjobës së fundit prej 100 mijë euro që i është vendosur sulmuesit për shkak të një vonese në stërvitje.