Intelektualët vetëquhen tifo-grupi më i madh në trojet shqiptare, ani pse tribuna sivjet më shumë iu mbeti e zbrazur se e mbushur

Intelektualët padyshim janë ndër tifo-grupet më të organizuara në Kosovë.

Tifozët gjilanas njihen për besnikërinë ndaj Dritës prej vitesh, përcjellë Gazeta Olle.

Mirëpo, diçka që shpesh Intelektualët e bëjnë më mirë se paraqitjet në tribuna, është mbivlerësimi totalisht i panevojshëm i vetes.

Duke u solidarizuar me grupin Kumanova, Intelektualët janë vetëquajtur në faqen zyrtare si tifo-grupi më i madh në mbarë shqiptarinë.

“Solidarizohemi me Grupin Kumanova

Duke i ditur te gjitha rrethanat qe po ndodhin ne shtetin e maqedonis, ne si tifogrupi me i madhe ne trojet tona, solidarizohemi me pjesëtarët e Grupit Kumanovës per arsye se ata qe afro 3 dite gjenden ne greve urie, arsyjet e kesaj greve jane kushtet e veshtira dhe malltretimet qe ju behen vazhdimisht vellezerve tane ne burgjet sllave”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/