Intelektualët paralajmërojnë gjakovarët për të dielën

Intelektualët nuk do ta lënë Dritën të vetme në udhëtimin e vështirë në Gjakovë.

Tifo-grupi gjilanas do të udhëtojë në mënyrë të organizuar, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Përmes një njoftimi për shtyp, Intelektualët kanë paralajmëruar një udhëtim masiv.

“Rruga se bashku vazhdon…

Te Diellen fitoren e radhes do ta festojm ne Gjakove , per kete fitore Drites tone i duhet perkrahja e madhe e Intelektualeve.

Pra , te Diellen nga ora 10:30 mblidhemi ne shtepine tone “Selami Osmani – Bezi ” ne numer sa me te madh se bashku per te udhtuar drejt Gjakoves.

Aty ku je ti , jam edhe une Drita!”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit bardhekaltër.

cats

Vëllaznimi-Drita është një nga ndeshjet më interesante të xhiros së 10.

Favoritë nuk ka, pasi që gjakovarët janë të pathyeshëm në shtëpi, ku nuk kanë pësuar as gol, ndërsa gjilanasit janë në formë shumë të mirë.

Ndeshja zhvillohet të dielën në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë. /Gazeta Olle/

vellaznimi gjakove