Intelektualët: Nuk ua vodhëm kupat, mos na njollosni emrin

Pas reagimit të Gjilanit për vjedhjen e kupave, vepër të cilën sipas tyre e kanë bërë Intelektualët, ka ardhur edhe reagimi i këtyre të fundit, që përmes një komunikate zyrtare i kanë përgënjeshtruar akuzat e klubit bardhekuq.

“Këto gjërat që i kanë shpikur ata, këto propaganda që gjithmonë ata i bëjnë për të njollosur emrin e grupit tonë, nuk qëndrojnë aspak. Ne si Intelektualë nuk kemi marrë asnjë iniciativë të tillë, dhe ne si grup nuk jemi prapa këtij gjesti. Edhe ne jemi kundër kësaj që ka ndodhur, dhe për asnjë moment nuk e përkrahim.

Andaj edhe ata, edhe të gjithë portalet që po shkruajnë për këtë gjë, para se ti shkruajnë këto gjëra të shëmtuara për Intelektualët, duhet së pari të interesohen se a kanë baza ato që thuhen nga ata, edhe pse ne jemi mësuar me “ata” që gjithmonë janë marrë me këto propaganda për ta njollosur emrin e Intelektualëve”, thuhet në komunikatën për shtyp. /Olle