Intelektualët nuk i ndalin udhëtimet: Ja cilin stadium do ta ‘pushtojnë’ në fundjavë

Intelektualët nuk e kanë në mendje t’i ndalin udhëtimet.

Kjo tifozëri tashmë do të bëjë organizim drejt Drenasit për ndeshje ndaj Feronikelit, përcjellë Gazeta Olle.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe fillon nga ora 13:00, kurse udhëtimi pritet të jetë +18 për anëtarët e këtij grupi.

“Të shtunën shkojmë n’Drenas.

Drita ndeshjen e rradhës, shum të rëndësishme për synimet e këtij sezoni, e luan pasnesër nga ora 13:00, në Drenas përballë Feronikelit.
Intelektualët do të jenë atje, prezent pranë klubit të zemrës sepse formacioni i Dritës ka gjithmonë 12 lojtarë.

Mblidhemi nga ora 10:00 në Champions Bar, ndërsa në 11:00 nisemi drejtë Drenasit. Përparësi në udhëtim, antarët 18+”, shkruajnë Intelektualët në faqen e tyre.