Intelektualët ndihmojnë 15 familje në nevojë

Intelektualët kanë ndihmuar 15 familje në nevojë, para festës së Bajramit.

Gjilanasit kanë siguruar 15 pako me gjëra elementare për t’iu dhuruar atyre që kanë më shumë nevojë, përcjellë Gazeta Olle.

“Festa e Bajramit pranë familjeve në nevojë!

Intelektualët , qytetarët dhe bizniset e qytetit tonë prapë ju përgjigjen thirrjës tonë për të ndihmuar familjët në nevojë.

Edhe pse gjendja ekonomike në vend është mjaft e dobët , ne arritëm të sigurojmë 15 pako për 15 familje me gjëra elementare ushqimore dhe higjienike.

Intelektualët falemnderojnë të gjithë kontribuesit. Urime festa e Bajramit”, kanë shkruar Intelektualët. /Gazeta Olle/

Festa e Bajramit pranë familjeve në nevojë!Intelektualët , qytetarët dhe bizniset e qytetit tonë prapë ju përgjigjen…

Gepostet von FC Drita – Intelektualët am Freitag, 22. Mai 2020