Iniesta largohet nga Barça me 31 trofe

Andres Iniesta ka konfirmuar se do të largohet nga Barcelona pas 22 vjetësh karriere me klubin.

33-vjeçari në një konferencë për media njoftoi largimin nga Barça, me të cilën fitoi 31 trofe.

Barcelonës iu bashkua si 12-vjeçar në vitin 1996 dhe ka qenë e të gjitha grupmoshave të akademisë së famshme La Masia, para se të kalonte në ekipin e parë gjatë sezonit 2002-03.

“Ky do të jetë sezoni im i fundit këtu. Kam menduar gjatë për vendimin. Për mua, Barça mbetet klubi më i mirë në botë – ky klub më ka dhënë gjithçka”, ka thënë Iniesta në konferencën për media.