Iniciativa për “Football for Friendship”: Lindja e një lemuri festohet në Moskë!

Programi social i Gazprom International Children, Football for Friendship lansoi iniciativën, Ecological Initiative (Iniciative Ekologjike) për brenda misionit edukativ dhe humanitar.

Ambasadorët e rinjë të programit dhe ndjekësit e Football for Friendship, morrën pjesë në eventin HAPPY BUZZ DAY në mbështetje të kafshëve të rralla dhe të rrezikuara- Tigri Amur, Panda e Kuqe, Foka Baltike, Papagalli i madh fiku, dhe Lemur i kuq i ngjeshur,

Emri i eventit nuk u zgjedh rastësisht: në të njejtën ditë një vit më parë, në rezervat e lemurëve Duke Lemur Center, një lemur i emëruar Buzz u lind. Ai u bënjë symbol i misionit Football for Friendship programit për këtë vit.

Shumë aksione u lansuan në të gjithë botën në kuadër të iniciativës ekologjike Football for Friendship

Me qëllim të promovimit të mbrojtjes së kafshëve të egra dhe rritjes së interesit të gjeneratave të reja në ruajtjen dhe mbrojtjen e faunës botërore, 32 Ekipet e Frienship të futbollit u emëruan pas llojeve të rralla dhe të rrezikuara të kafshëve. Ekipet u formuan në parimin e miqësisë që u lejon fëmijëve të kombësive dhe kulturave të ndryshme të gjejnë gjuhën e përbashkët, të mësojnë të bëjnë kompromise dhe të arrijnë fitoret së bashku. Për shembull, ekipi i Siberian Tiger përfshin pjesëmarrës nga Burkina Faso, Timori Lindor, Siria, Jemeni, Maroku dhe Jordania, dhe ekipi Imperial Woodpecker përbëhet nga sportis të rinj nga Gjermania, Belize, Guatemala, Kanada, Nikaragua dhe Sllovakia.

Iniciativa ekologjike do të diskutohet në Forumin Ndërkombëtar Football for Friendship më 13 Qershor, 2018 që do të mbahet në një kompleks unik të Moskvarium – oqeani më i madh i mbuluar në Evropë që i jep audiencës një mundësi për të parë banorët e rrallë të botës së detit në një distancë të afërt.

Qëllimi kryesor i Misionit Ekologjik të programit FootballforFriendship është të tërheqë vëmendjen e fëmijëve dhe të rriturve në problemin e mbrojtjes së mjedisit dhe qëndrimit të kujdesshëm ndaj natyrës, si dhe t’i tregojë brezit të ri se vetëm bashkimi me përpjekjet tona do ta bëjë të mundur ruajtjen dhe përmirësimin e botës në të cilën jetojmë.