Infarkt në futboll të vogël, vdes i riu në Shqipëri

Ajo që duhet të ishte një mbrëmje argëtimi me miqtë është kthyer në një tragjedi. Një i ri ka humbur jetën orët e para të kësaj të mërkure.

Teksa ishte duke luajtur kalçetonë Reps të Mirditës, 29-vjeçari Edison Prenga është ndjerë keq.

Rrugës për në spital ka gjetur vdekjen.

Dyshimet paraprake janë se i riu ka pësuar atak kardiak.

“Rreth orës 00:05, në Reps, në një kalçeto, shtetasi E.P., 29 vjeç banues në fshatin Mashterkorë, duke luajtur futboll ka pasur probleme shëndetësore (kardiake) dhe rrugës për në spital ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale”, njoftoi Policia.