Ilir Mustafa po provohet te Antalia (FOTO)

Kapiteni i juniorëve,  tw Lirisw, Ilir Mustafa, që stërvitet edhe me ekipin e parë, e që llogaritet ndër lojtarët më me perspektivë, ka shkuar në prova 6-të ditore në Antalia. Ky ekip është pjesë e PTT Lig të Turqisë.

“Kam arritur sot (e shtunë) në Antalia dhe do të qëndroj për prova. Shpresoj të bind drejtuesit e skuadrës për një marrëveshje eventuale më pas”, ka thënë Ilir Musafa, që ka lejen e klubit për qëndrim në prova.

Mustafa aktivizohet si mesfushor ofansiv, njihet me gjuajte të sakta nga distanca dhe sidomos shquhet për gjuajtjet e lira. Po ashtu, ka një fizikues të përsosur. Ai është lojtar me kontratë te Liria. /Olle

mm