Ilir Bytyqi-Syart Kasapi, dyshja kosovare e gjyqtarëve në Kampionatin që fillon nesër

Gjithçka është gati për fillimin e Kampionatit Botëror për Shtetet në Zhvillim, që do të mbahet në Gjakovë dhe Prishtinë për gjashtë ditë.

Ndeshjet e para do të zhvillohen nesër në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, derisa prej tetë dysheve të gjyqtarëve, njëra është nga Kosova.

Fjala është për dyshen gjakovare Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi, që falë paraqitjeve fantastike në vitet e fundit në shumë gara vendore e ndërkombëtare, pritet që të jenë në nivel të lart edhe në këtë kompeticion me peshë. Delegat do të jetë Fahredin Hashani.

Ju kujtojmë që Kosova është pjesë e Grupit A, bashkë me Armeninë, Australinë dhe Ishujt Faroe. /Olle