Ilir Azemi rikthehet pas një viti

Ilir Azemi më në fund do t’i thotë lamtumirë vuajtjeve me shëndetin. Pas aksidentit me veturë në verën e vitit të kaluar, ku mezi i shpëtoi më të keqes, sulmuesi i Kosovës ka konfirmuar rikthimin e tij.

Ai ka postuar edhe një foto duke stërvitur në fitnes, si dhe ka shkruar se rikthimi i tij do të ndodh këtë vit. “Pritjet e ekipit dhe përgatitjet e verës po shkojnë shumë mirë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Në lidhje me postimin e tij, janë shprehur edhe drejtuesit e Greuther FUrthit. “Ne jemi shumë të lumtur që Iliri është duke bërë progres të madh, por nuk kemi nënshkruar ende asgjë”, tha menaxheri i skuadrës, Majkëll Mutzel.

Kontrata e Azemit me Greuther Furthin skadon më 30 qershor, prandaj ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë me klubin.

azemii