Ilir Avdyli me shokë bojkotuan ndeshjen, trajneri kërkon që lojtarët të paguhen

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, foli për emisionin “Gol pas Goli” të Vilma Mashës në Supersport, pas humbjes me Partizanin.

Futbollistët kryesorë si Avdyli, Plaku e Fukui bojkotuan ndeshjen.

7-8 lojtarë refuzuan të luajnë ndeshjesn. Apel për klubin?

Unë mendoj se gjendja është kjo që është. Uroj dhe shpresoj që njerëzit që na drejtojnë, ta zgjidhin sa më shpejt. Ne mundohemi të punojmë, por kaq është mundësia.

Ka një ultimatum edhe të stafit teknik?

Nuk është çështje ultimatumi, duhet zgjidhur situata. Njerëzit duhet të mbajnë familjet dhe kanë nevojë për financa. Dihet që dy drejtuesit kanë prishur marrëdhëniet, dhe kjo ndikon te skuadra.

Keni ndeshjen e kthimit me Vllazninë në Kupë këtë javë…

Unë uroj të zgjidhen, që skuadra të jetë e qetë. Unë e përgatis ta hedh në fushë, kur e kam të qetë, mendoj se mund të shkojnë mirë. Kur gjërat rëndohen, nuk mund të them më shumë. Jemi në një moment shumë delikat.

Zisi, Peçi, Mumajesi bënë një ndeshje të mirë, që nuk kanë pasur shumë minuta më parë…

Në këto momente, jam i kënaqur me të gjithë që mu përgjigjën. Nuk ka lidhje të them emra të përveçëm. Ata që u futën në fushë, dhanë maksimumin. Do i vlerësojmë dhe ata.

Çfarë e mban një trajner në këtë pozicion që jeni ju sot?

Mendoj se do i jap dhe pak kohë presidentit, dhe nëse nuk e qetëson dot skuadrën, jo unë, por askush nuk do punoj dot. Nuk është çështje dorëheqje, por nëse nuk motivoj dot lojtarët në stërvitje, për çfarë do duhem.