Ilir Avdyli dhe Argjend Malaj mbeten pa skuadër pas përjashtimit të Kamzës: A mund të luajnë në Kosovë?

Ilir Avdyli dhe Argjend Malaj mund të mbeten pa skuadër deri në fund të sezonit.

Skuadra e dy futbollistëve kosovarë, Kamza, është përjashtuar nga elita dhe do të luajë në kategorinë e tretë prej sezonit të ardhshëm, përcjellë Gazeta Olle.

Kësisoj, futbollistët s’mund të kalojnë në asnjë ekip në Shqipëri apo në Kosovë.

Gjasat e vetme janë që të transferohen në ndonjë kampionat aziatik apo nordik, gjë që duket pak e mundshme.

Kësisoj, pushimet verore nisin shumë më herët për dy futbollistët e dalluar që dolën nga Superliga jonë. /Gazeta Olle/