Ilievski: Ky lojtar i AEK-ut ishte i pandalshëm

Trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski, është shprehur i zhgënjyer me mënyrën se si ka humbur skuadra e tij nga AEK-u sonte.

“Lojtari me numër 12 na shkaktoi shumë probleme. Ai ishte i pandalshëm dhe shënoi nga të gjitha pozitat e mundshme. Ata shkuan në epërsi të lartë, u rikthyem sa mundëm por s’patmë më fuqi”, deklaroi Ilievski për Supersport Kosova.

“Tani do të luftojmë në kampionatin e Kosovës dhe në Ligën Ballkanike. Për dallim nga Europe Cup, këtu do të kemi kohë edhe t’i korrigjojmë gabimet”, shtoi ai. /Olle