Ilievski: Jam i lumtur që nuk i pësuam 100 pikë

Trajneri i Kozuvit, Marjan Ilievski, ka thënë pas ndeshjes se është i lumtur që nuk i pësoi 100 pikë nga Sigal Prishtina.

“E patëm përballë një ekip shumë të fortë, i cili normalisht që e meritoi fitoren. Mua më mbetet të jem i kënaqur që nuk i pranuam 100 pikë”, deklaroi ilievski për “Supersport Kosova”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“A mund të kthehem një ditë te Prishtina? Të ardhmes nuk i dihet kurrë, por gjithsesi i uroj suksese trajnerit momental”, shtoi ai.