Ilievski: Asnjë klub në Evropë nuk mund të garojë në tri fronte

Trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski e ka arsyetuar humbjen ndaj Mornarit me lodhjen e lojtarëve në takimin e fituar të martën ndaj Energia Targu.

Prishtina u mposhtë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë 72:62, edhe pse pjesën e parë e mbylli me 42:31 në favor të tyre.

“Është shumë normale që loja jonë ra në pjesën e dytë, pasi lojtarët e humbnin kontrollin, pasimet nuk ishin të sakta, dhe e gjithë kjo erdhi pas lodhjes nga ndeshja e së martës”, deklaroi Ilievski për Super Sport Kosova, përcjell GazetaOlle.com.

“Pas ndeshjes së zhvilluar të martën, paramendoni sa mund të përgatitemi për një ditë për ndeshjen e radhës. Pastaj, deri para 4-5 dite patëm pesë lojtarë të huaj, sot kemi tre, pra po na mungojnë edhe lojtarët nën kosh”, shtoi maqedoni.

I pyetur se a është shumë për një klub si Prishtina të garojë në tri fronte, ai tha: “Asnjë klub në Evropë nuk mundet të garojë në tri gara siç jemi ne”.

Për Sigal Prishtinën ishte humbja e parë pas dy fitoreve në Ligën Ballkanike. /Olle/

loading...