Ilda Bejleri në “Fadil Vokrri”: Jam me prejardhje nga qyteti i Gjakovës

Ilda Bejleri ka ardhur për të parën herë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Njëra ndër moderatoret më seksi shqiptare, Ilda Bejleri, ka ardhur në Kosovë për ta shikuar nga afër ndeshjen Kosovë-Bullgari.

Në një prononcim për media pak para se të fillonte loja, ajo u shpreh se ka prejardhje nga Gjakova.

“Dua t’iu tregoj se kam një çik prejardhje nga Kosova. Edhe kjo është arsyeja pse jam veshur në të kaltër”, ka pohuar ndër të tjerash ajo.