Islandë-Kosovë, s’do të besoni çfarë ndodhi në pjesën e parë

Rezultati në Islandën e largët në shikim të parë nuk duket befasues, mirëpo raporti në fushë po.

Besoni apo jo, Kosova e ka dominuar totalisht Islandën me posedim të topit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Skuadra e Albert Bunjakut e ka mbajtur topin në 74% të kohës, ndërsa islandezët vetëm 26%.

Gjithsesi, vendësit kanë qenë shumë më konkret në kohën sa e kanë poseduar topin.

Islanda ka krijuar pesë raste për gol, ndërsa Kosova vetëm një.

“Vikingët” e kanë goditur portën e Ujkanit dy herë, dy herë të tjera kanë gjuajtur jashtë, ndërsa Kosova ka pasur një tentim, atë jashtë portës nga Milot Rashica.

cats

Pjesa e parë është mbyllur 1:0.

Golashënues ishte Guifly Sigurdsson, i cili shënoi në minutën e 40.

Ylli i Tottenhamit realizoi pas reagimit jo të mirë të mbrojtjes sonë, si zakonisht. /Gazeta Olle/

cats