Ish trajneri i Feronikelit, Sulejman Starova bëhet me skuadër të re

I ardhur me bujë dhe si trajneri që mund të mbante Laçin në nivele të larta dhe me objektiv fitimin e Kupës, Besnik Prenga i ka dhënë fund aventurës së tij me Laçin.

‘VipSport.al’ ka mësuar se Prenga nuk do të jetë më trajner i Laçit për pjesën e mbetur të sezonit dhe shkak për këtë lëvizje janë bërë rezultatet e javëve të fundit dhe u duk se humbja me Tiranën i ka vënë kapak gjithçkaje.

Drejtuesit e Laçit nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë kanë zgjedhur trajnerin e ri ku vendin e Prengës, do ta zërë Sulejman Starova i cili prej kohësh është i lirë dhe nuk drejton një skuadër.

Pasi u largua nga Partizani, Starova drejtori Feronikelin në Kosovë dhe tashmë është një trajner i lirë që e njeh mirë kampionatin shqiptar.

Aventura e Prengës me Laçin ka zgjatur disa muaj, ku pasi arriti ta kualifikonte në Europë, u rikthye si trajner për kampionatin, por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç i priste dhe tashmë ka ardhur ky vendim për t’u larguar.

Ai vetë e pranoi pak ditë më parë, se duhej ndryshim dhe mesa duket, ku ka qenë ndryshimi i paralajmëruar.