Ish-sportisti në lidhje me Morena Tarakun

Jeta private e Morena Tarakut ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga miliarderi iranian Sasha Sobhani.

Historia me të ka mbetur në të shkuarën, pasi këngëtarja shqiptare ka nisur një lidhje të re.

Po përflitet se Morena është prej pak kohësh në një lidhje me reperin holandez me origjinë
arabe, Jalal Oba, një ish-boksier në të shkuarën e tij.

Dyshja po punojnë për një këngë të re së bashku në një studio regjistrimi në Amsterdam.

Pas këtij dueti thuhet se fshihet edhe një histori dashurie.