Ipko Superliga: Mbyllen pjesët e para, pa gola në Podujevë

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja më interesante e ditës mes Llapit dhe Flamurtarit u mbyll pa gola, 0:0.

Ndërkohë, Trepça ’89 dhe Drenica po luajnë 1:1, ku për vendësit realizoi Marigen Shoshi ndërsa për mysafirët Taulant Dajaku, që të dy nga penalltia.

Liria në Prizren avancon 2:0 ndaj KEK-ut, me golat e Fatih Karahodës dhe Qëndrim Gashit.

Pjesët e para:
Llapi – Flamurtari 0:0
Trpeça ’89 – Drenica 1:1
Liria – KEK-u 2:0