Igli Tare nuk ndalet, tjetër shqiptar te Lazio

Një tjetër talent shqiptar i është bashkuar Lacios. Bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares Shpresa, Anxhelo Ndrecka. Mbrojtësi 17-vjeçar, i cili sezonin e shkuar debutoi me fanellën e Kievos në Serinë A, pritet të firmosë shumë shpejt me klubin kryeqytetas.

Ndrecka2

Pas lajmit të bërë publik në media italiane, për një akord mes klubit të kaltër dhe shqiptarit, ka qenë vetëm Ndrecka, që nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka konfirmuar gjithçka, duke publikuar pamje nga zyrat e klubit të Lacios.

Ndrecka

Në orët e ardhshme, talenti 17-vjeçar, pritet të nënshkruaj me klubin e ri, teksa me shumë gjasa do të jetë pjesë e ekipit Primavera të Lacios, sezonin e ri. Ndrecka di t’i bashkohet kështu futbollistëve të tjerë shqiptarë te Lacio, si Strakosha, Kalaj, Berisha, Durmishi dhe Alia.