Idrizi dhe Rusi nga dy ndeshje moslojë

Mbrojtësi i Trepçës ’89, Bujar Idrizi dhe sulmuesi i Gjilanit, Gzim Rusi kanë marrë dënimet nga komisioni disiplinor.

Të dy lojtarët ishin ndëshkuar me kartonë të kuq direkt, ndërsa do të mungojnë nga dy ndeshje.

Idrizi kishte shkaktuar penallti si futbollisti i fundit në ndeshje kundër Besës, ndërsa Rusi kishte goditur me bërryl një nga mbrojtësit e Drenicës.

Të dy i sollën fat skuadrave të tyre pasi arritën të shënon fitore me rezultat identik 2:1.