Idriz Voca shënon dhe asiston, Demhasaj humb penalltinë

Idriz Voca ka shënuar dhe asistuar në fitoren e Luzern, kurse Demhasaj ka gabuar nga pika e bardhë.

Mesfushori 21-vjecar i Kombëtares së Kosovës, Idriz Voca, ka shkëlqyer të dielën kundër Grasshoppers,

Ai ka shënuar dhe asistuar në fitoren 4-0 të Luzernit.

Fillimisht, Voca asistoi për golin e parë të shënuar në minutën e 25’ nga Blessing Chibuike Eleke dhe më pas shënoi edhe personalisht një gol të bukur në minutën e 66’, për rezultatin 4-0.

Kur rezultati ishte 2-0, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, 23-vjeçari, Shkëlqim Demhasaj, kishte mundësinë që të shkruhej në listën e golashënuesve.

Por, ai gaboi nga pika e bardhë, penallti e fituar në fund të pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.