Icardi dhe Wanda shijojnë pushimet në Dubai

Pas ndeshjes Fiorentina-Inter, e cila u mbyll me rezultat të barabartë (1:1), ku autor i golit për zikaltrit ishte Mauro Icardi, kapiteni i Interit u shpreh i mllefosur, duke theksuar se skuadra ka humbur besimin.

Megjithatë, si duket Icardi është relaksuar paksa dhe e ka harruar tashmë rezultatin e Firencës, pasi bashkë me të dashurën e tij, Wanda Nara, po i shijojnë pushimet në Dubai, shkruan Gazeta Olle.

Instagram

Wanda ka postuar në rrjetin social Instagram disa foto në avion gjatë rrugëtimit për në Dubai, si dhe të tjera gjatë pushimit që janë duke e shijuar së bashku, ku duken më të relaksuar se kurrë më parë.

Instagram

Interi ndeshjen e radhës në Serie A e zhvillon ndaj Romës më 21 janar në ‘Giusseppe Meazza” dhe do të mundohet të dalë nga kriza e rezultateve që e ka kapluar kohët e fundit, ku në pesë ndeshje ka marrë vetëm tri pikë. /Gazeta Olle/

Wanda Nara e Mauro Icardi sono partiti per le vacanze approfittando della sosta del campionato. InstagramInstagram... e dopo il volo, ecco lo sbarco. Instagram