Icardi alarmon Interin, Marotta jep lajmin e fundit pas mbledhjes emergjente!

Pas fjalëve të Wanda Nara-s dhe pastaj nga vetë Mauro Icardi, drejtuesit e Inter zhvilluan një mbledhje urgjente në selinë zikaltër.

Të pranishëm ishin presidenti Zhang, drejtori sportiv Ausilio dhe drejtori menaxhues Giuseppe Marotta.

Ky i fundit u kap në dalje nga gazetarët e pranishëm: “Nuk kam asgjë për të thënë, ne do të flasim javën e ardhshme.” Fjalët e tij, të cilat në fakt kanë konfirmuar thashethemet se në ditët në vijim do të organizohet një takim midis palëve: “A duhet të shqetësohen tifozët? Jo, ata mund të jenë të qetë. Absolutisht”, përfundoi ish-menaxheri i Juventusit.

“Shkurtimisht, pas shumë fjalësh, ne jemi të gatshëm të shkojmë drejt fakteve. Sulmuesi dhe gruaja e tij janë duke pritur ofertën e duhur, Interi është i gatshëm të rikthejë propozimin e parë të bërë pa shkuar përtej parametrave të caktuara. Në orët e ardhshme do të ketë disa lajme”, shpjegon më tej Sky Sports.

Në lidhje më ketë situatë foli edhe presidenti Zhang, i cili theksoi se në media qarkullojnë shumë lajme, por jo të gjitha janë të vërteta. Sa i përket rinovimit të kapitenit ai tha se palët do të ulen të flasin shumë shpejt rreth kontratës së tij.