Ibrahimoviç do të luajë në këtë skuadër në edicionin e ardhshëm

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi gjatë prezantimit të Di Marias, ngriu dhe shpresat e Milanit për të arritur te Zlatan Ibrahimoviç, duke u pozicionuar publikisht në lidhje me suedezin.

“Ibrahimoviç dhe Thiago Motta do të luajnë për PSG edhe në sezonin e ardhshëm. Të dy kanë edhe një vit kontratë dhe do të qëndrojnë me ne. Kemi një skuadër që mund të fitojë Championsin, dhe nëse privohemi nga Zlatan do të reduktonim vlerën e grupit”.

Ajo e Al Khelaiffit ngjason me një ndryshim kursi, pasi pas fitores në Superkupën e Francës, ishte vetë Ibrahimovic që pranoi se ajo mund të ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e skuadrës parisiene. Administratori i deleguar i Milanit, Galliani në ditët e kaluara kishte pranuar se Milani ishte në pole position, në rast se Zlatan do të largohej nga Franca, madje dhe trajneri i PSG, Laurent Blanc dukej se kishte dhënë miratimin për shitjen e tij, por tani Al Khelaiffi ka bllokuar gjithcka duke përfshirë këtu edhe Thiago Mottan, transferimi i të cilit te Atletico e Madridit dukej punë e kryer.