Ibrahimi: Te Prishtina mirë, te Partizani edhe më mirë

Labinot Ibrahimi ia dedikon vajzës së tij golin ndaj Tërbunit sot, që ishte i dyti sezonal për mbrojtësin nën fanellën e Partizanit.

“Golin ia dedikoj vajzës sime të vogël. Më mirë te Prishtina apo te Partizani? Te Prishtina ishte shumë mirë, por te Partizani është edhe më mirë”, deklaroi Ibrahimi me mahi për “Supersport”.

Ndryshe, Partizani e fitoi ndeshjen ndaj Tërbunit me rezultat të thellë, 4:0, në takimin ku Mentor Mazrekaj shkëlqeu duke dhuruar dy asiste për shokët e skuadrës. /Olle