Ibrahimi pret një Superligë të fuqishme

Të të gjitha klubet është optimizëm më i madh për edicionin e ri në elitën e futbollit.

Klubet kanë një arsye më shumë që të investojnë dhe të luftojnë për titullin e kampionit, si dhe Kupën e Kosovës.

Sepse kampioni dhe fituesi i Kupës do të përfaqësojë shtetin në Kupat evropiane në vitin e ardhshëm.

Mbrojtësi i djathtë, Fetah Ibrahimi, shprehet se kampionati i ri do të jetë më i miri i pas luftës.

Ai ka ndërruar mjedis dhe këtë vit do të luajë te Drenica ku kishte luajtur edhe më parë.

Një pjesë e madhe e klubeve po mundohen të organizohen më mirë, të përforcohen me futbollistë të cilësisë më të mirë që kampionati i ri t’i gjej më të kompletuar e më të fortë.