Ibrahimi i kundërpërgjigjet keq Tahir Lushtakut

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku pas disfatës nga Feronikeli me shifrat 4:2, vlerësoi se skuadra e tij e humbi ndeshjet për shkak të disa futbollistëve. “Ndoshta nuk ka qenë dita jonë. Disa lojtarë jo që nuk kanë qenë në ditën e tyre, por bënë gabime amatoreske. Fetah Ibrahimi, Ismet Caka, Liridon Syla ndoshta edhe Qëndrim Sejdiu gabuan rëndë”, ka thënë Lushtaku për ‘Supersport Kosovën’.

Ndërkohë, vjen kundërpërgjigjja e mbrojtësit Fetah Ibrahimi për ‘shefin’ e tij. “Sa i përket humbjes, përgjegjësi kanë të gjithë, si shtabi teknik ashtu edhe lojtarët. Ne e kemi treguar atë që është dashur ta tregojmë. Mendoj se trajneri është ngutur me disa komente. Ato fjalë nuk duhet thënë në publik por duhet biseduar me lojtarët në zhveshtore”, tha Fetah Ibahimi për Gazetaolle.com.