Ibra mund është gati për Milanin

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimoviq, i është përgjigjur pozitivisht interesimit të Milanit, për rikthimin e tij në San Siro, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Gianlucadiomarzio.com”, ka bërë të ditur se nënkryetari i ‘Rossonerëve’, Adriano Galliani ka kontaktuar me menaxherin e suedezit, Mino Raiola, i cili i ka konfirmuar se klienti i tij është i gatshëm të transferohet në Itali, para sezonit të ardhshëm.

Tani, drejtuesit e Milanit duhet t’i fillojnë negociatat me zyrtarët e kampionit të Francës, në kërkim të marrëveshjes për rikthimin e Ibrahimovicit në ‘San Siro’, ku luajti gjatë periudhës 2010-2012.