Ibra kërkon qëndrimin te PSG

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka një mesazh të keq për Milanin. Ai nuk dëshiron të rikthehet në San Siro, por ta vazhdojë kontratën në Parc des Princes.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic nuk do të rikthehet në Milan.

Reprezentuesi suedez u kërkua nga Rossonerët, mirëpo ai nuk do të veshë sërish fanellën kuqezi.

Sipas të përditshmes franceze “Le Parisien”, Ibrahimovic ka kërkuar nga kryesia e klubit francez t’i ofrohet kontratë e re, pasi ajo e tanishmja do të skadojë në verën e vitit 2016.