Ibër Alaj pret në takim ministren Vlora Dumoshi

Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, ka pritur në zyrën e tij ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.

Ministrja Dumoshi ka vizituar sot zyret e Departamentit të Sportit, që ndodhen në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë.

Sipas Alajt, gjatë takimit është biseduar për prioritetet në fushën e sportit.

“Sot, prita në takim pune Ministren znj.Vlora Dumoshi për programin qeverisës lidhur me prioritetet në fushën e sportit, duke u dakorduar për avancimin e kornizës ligjore, vazhdimin në përmirsimin e infrastruktures sportive, avancimin e sportit cilësor dhe zhvillimin e sportit për të gjithë!”, ka shkruar Alaj në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Sot,prita në takim pune Ministren znj.Vlora Dumoshi për programin qeverisës lidhur me prioritetet në fushën e…

Gepostet von Iber Alaj am Mittwoch, 12. Februar 2020

Vizitën e ka komentuar edhe MKRS.

“Vizitë pune e Ministres Vlora Dumoshi në Departamentin e Sportit. Ministrja Dumoshi takoi zyrtarët e këtij departamenti dhe theksoi se përmes bashkëpunimit, korrektësisë dhe zbatimit të programit të sportit, do të avancohet fusha e sportit, e cila është një prej fushave më të suksesshme dhe e cila i ka ngiritur lart emrin e Kosovës në arenën ndëkombëtare sportive por edhe në sferat e tjera”, ka shkruar MKRS.