I vjen fundi pritjes së mallkuar, Partizani kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh

Partizani feston titullin e parë kampion pas 26 vitesh, pikërisht në derbin e fituar ndaj Tiranës 2:1.

“Të kuqtë” janë kampioni i ri i Shqipërisë në futboll, pas një kampionati të jashtëzakonshëm, përcjellë Gazeta Olle.

Ky është titulli i 16 kampion në histori të klubit tiranas.

Skuadra e dytë në renditje, Kukësi, pësoi humbje nga Luftëtari 3:2.

Kësisoj, Tirana rrezikon mbijetesën, ku sfidën vendimtare e zhvillon javën e ardhshme ndaj Kastriotit.

Pas përfundimit të derbit, tifozët e Partizanit vërshuan fushën për të festuar arritjen e shumë pritur. /Gazeta Olle/