I tha “po” Kosovës, Nurenbergu i hakmerret keq Alushit

Ashtu siç kishte paralajmëruar ekskluzivisht “GazetaOlle.com”, mesfushori i Kosovës, Enis Alushi, do të vuajë pasojat e grumbullimit me Kosovën. 

Pasi që nuk e kishte dëgjuar kërkesën e klubit për të mos u grumbulluar me Kosovën për ndeshjen me Turqinë, tani Alushi nuk është ftuar fare nga skuadra për ndeshjen ndaj Wurzurger Kicker, në Bundesliga 2.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ndeshjet e ardhshme, por një gjë është e sigurt: Alushi ka përkrahjen e tifozëve të Kosovës dhe kjo është ajo që i intereson atij më shumë.