I qet në borë

Trajneri i Southampton, Ronald Koeman, ka shfrytëzuar  pushimin në Premierligë, për të qitur skuadrën e tij në skijimë në alpet e Zvicrës.

Këtë argëtim e kanë shfrytëzuar më së miri futbollistët të cilët dukeshin në qejf mjaft të madh përderisa skijonin.

Kapiteni i skuadrës angleze Jose Fonte, tha se ky udhëtim drejt alpeve të Zvicrës, i ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë bashkëlojtarëve që të afrohen edhe më shumë dhe të lirohen nga presioni që kanë në Premierligë.