I papërmbajtshëm: Vedat Muriqi pas asistimit, gjenë edhe golin

Vedat Muriqi ka shënuar gol në ndeshjen e sotme te Fenerbahce.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar në minutën e 71-të të ndeshjes ndaj Istanbulspor, shkruan Gazeta Olle.

E Muriqi në këtë ndeshje ka asistuar edhe në golin e dytë të shënuar nga Kadioglu.

Aktualisht, Fenerbahce po fiton me rezultatin 3-0 në kuadër të Kupës së Turqisë.

Kështu, Muriqi bën rikthim të madh pas rikthimit nga lëndimi, ku në dy ndeshjet e fundit ka dhuruar dy asistime dhe ka shënuar një gol.