I paparashikueshmi Cassano përjashtohet nga emisioni, shkak përplasja me super-modelen italiane

Antonio Cassano nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Tiki-Taka” në Mediaset.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta.ilt”, vendimi është marrë nga drejtuesit e lartë të televizionit, ndërkohë që arsyet e këtij përjashtimi nuk janë bërë të ditura.

Mediat kanë hedhur dyshimet e para në lidhje me këtë përjashtim të ish-sulmuesit të njohur të Romës, Real Madridit dhe shumë skuadrave tjera.

Gjasat janë që Cassano të jetë përplasur prapa kuintave me modelen Gorgia Venturini, ç’ka ka sjellë përjashtimin e ish-sulmuesit nga emisioni.

Kujtojmë se si Gorgia ashtu dhe Cassano ishin mysafirë të përhershëm të emisionit!